Postuar: Dhjetor 19, 2025 | 8:33
Rikthehen emocionet e Superiores, Egnatia-Partizani ndez elitën. Mësoni përballjet e sotme
Sot do të rikthehen emocionet e Superiores. Do të jenë tri ndeshje të rezervuara për javën e 17-të të edicionit 2025/26.

Dy ndeshjet e para do të nisin në orën 16:30. Egnatia do të masë forcat me Partizanit, në një ndeshje që konsiderohet edhe supersfida e javës për shkak të rivalitetit dhe formës që po kalojnë dy ekipet.
Në të njëjtën kohë, Dinamo pret Vorën në stadiumin “Air Albania”. Të dyja ekipet do kërkojnë të kthehen te rezultatet pozitive.
Dita mbyllet me Flamurtari-Teuta. Ky takim vendos përballë dy skuadra, që po ashtu u mungon fitorja.
AXHENDA
E premte, 19 dhjetor
Egnatia – Partizani, ora 16:30
Dinamo – Vora, ora 16:30
Flamurtari – Teuta, ora 19:30
PANORAMASPORT.AL













