Postuar: Korrik 16, 2025 | 23:45
Rezultati i papritur i Egnatias, reagim që kthen pas në kohë nga drejtori i Skënderbeut
Egnatia pësoi një humbje të rëndë mbrëmë. Rezultati 5 me 0 në Islandë ishte i papritur, sidomos pas fitores 1 me 0 në “Arena Egnatia”.

Ardi Gjançi, drejtor sportiv i Skënderbeut, ka reaguar thjsht me një foto në rrjetet sociale. Derisa Egnatia u skualifikua në turin e parë të Champions, Gjançi kujton Skënderbeun e viteve të arta duke mos shtuar përshkrim.
Ishte viti 2015, kur Skënderbeu shkroi historinë duke u bërë skuadra e parë shqiptare që arrin në fazën “play-off” të Champions. Dinamo Zagreb ishte skuadra që i mposhti, megjithatë siguruan një vend në Ligën e Europës.

PANORAMASPORT.AL













