Revolucioni i plotë i Partizanit në 4 muaj, Gega-Haxhia pasohen nga Milinkoviç-Abilaliaj
Partizani duket se po vuan në këtë sezon si asnjë tjetër në vitet e fundit. Në dy raste janë larguar dy drejtorë dhe dy trajnerë.

Pas skualifikimit të turit të parë në Ligën e Konferencës ishte Skënder Gega që ndante rrugët. Fill pas tij pasonte drejtori teknik Sokol Haxhia. Një situatë e ngjashmë u përsërit nga korriku në tetor. Këtë herë drejtori sportiv Arbër Abilaliaj dha dorëheqjen. Ky vendim u pasua me shkarkimin e Mladen Milinkoviç.
Situatë dukshëm e pazakontë për të kuqtë, të cilët në vitin 2025 kanë treguar probleme të shumta. Aktualisht bëhet fjalë për klubin me ecurinë më të dobët në Superiore, nëse merren parasysh ndeshjet e vitit 2025 dhe vetëm skuadrat që kanë mbijetuar nga vjet. Janë luajtur 23 ndeshje në kuadër të elitës së futbollit shqiptar nga Partizani.
Shifrat janë kundër, ndërsa tregojnë vetëm 24 pikë të grumbulluara nga 69 të mundshme. Gjatë vitit 2025, Partizani e ka provuar vetëm 6 herë shijen e fitores në kampionat. Njëjtë ka bërë vetëm Tirana, ndërkohë të kuqtë kanë numërin më të lartë të humbjeve, 11.
PANORAMASPORT.AL













