Postuar: Janar 10, 2025 | 18:58
RENDITJA/ Vllaznia kap Dinamon në krye! Tirana zhytet në zonën e ftohtë, frymëmarrje për Bylisin. Si ndryshon tabela pas 3 ndeshjeve të para të 2025-ës
Sot janë luajtur tri ndeshje të Superiores, që kanë vlerë për javën e 20-të. Egnatia, Bylis dhe Vllaznia korrën fitore respektivisht ndaj Laçit, Dinamos dhe Tiranës.

Tashmë Vllaznia ndodhet në vend të dytë, por me aq pikë sa Dinamo kryesuese. Në anën tjetër Egnatia ndjek me 1 pikë më pak, po aq sa Partizani.
Bylisi me fitoren e marrë përballë Dinamos, tashmë mban vendin e shtatë. Në anën tjetër Laçi që humbi kundër Egnatias pozicionohet në vendin e tetë.
Tirana tashmë mban vendin e parafundit. Nesër është për t’u luajtur përballja mes Partizanit dhe Skënderbeut si dhe Elbasani-Teuta.
Ndeshjet e luajtura sot, më 10 janar:
Egnatia 1-0 Laçi
Bylis 2-1 Dinamo
Vllaznia 2-1 Tirana
Renditja

PANORAMASPORT.AL













