RENDITJA, KATEGORIA E PARË/ “Luftë” për mbijetesën në të dy grupet, Besa e Bylisi për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2019 | 12:04

RENDITJA, KATEGORIA E PARË/ “Luftë” për mbijetesën në të dy grupet, Besa e Bylisi për Superioren

Kategoria e Parë luajti ditën e djeshme të gjitha ndeshjet e javës së 22-të, ndërkohë që situata paraqitet mjaft e ndezur në të dyja grupet.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Në grupin A, Vllaznia duket se e ka siguruar ngjitjen në Superiroe, teksa gjendet plot 11 pikë para Dinamos së vendit të dytë. Ndërkohë, interesante situata në fazën “play-out”, ku Vora e vendit të fundit, barazoi ditën e djeshme me Shënkollin, dhe mban në vetëm 2 pikë diferencën, në një garë të fortë për mbijetesën deri në fund.

Capture

Ndërkohë, në grupin B, situata duket e zjarrtë në të dyja polet. Bylisi mban vendin e parë, me 30 pikë, ndërsa vetëm 3 pikë më poshtë gjendet Besa. Javën tjetër, mund të vendosen shumë fate të sezonit, teksa Besa do të ndeshet pikërisht me Bylisin.

Capture1

Ndërkohë, në fazën “play-out”, edhe aty situata duket shumë e luftuar. Tomori, Elbasani dhe Turbina luftojnë për mbijetesën. Beratasit gjenden me 10 pikë, ndërsa ndjekin verdheblutë me 9 pikë, dhe cërrikasit me 7 pikë.

PANORAMASPORT.AL