RENDITJA E SUPERIORES/ Lufta për mbijetesë bëhet “flakë”, tani dridhet edhe kreu i Vllaznisë
Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Pas fitores së djeshme të Egnatias ndaj Dinamos, ishte Vllaznia që u mposht nga Bylisi dhe Elbasani që fitoi ndaj Vorës.

Si Bylisi edhe Elbasani ia dolën me rezultatin 2-1. Gara për mbijetesën është ndezur, pasi Bylisi që mbante vendin e fundit, tashmë pozicionohet në “play out” falë 3 pikëve. Ndërkohë ga Vora e vendit të shtatë te Flamurtari i vendit të fundit, diferenca mbetet vetëm 6 pikë, por mund të ndryshojë nesër.
Humbja e Vllaznisë ka bërë po ashtu, që kreu të dridhet. Egnatia me 2 pikë më pak dhe Elbasani me 3 pikë mbrapa kuqebluve, janë gati të përfitojnë nga çdo gabim.
Nesër do të luhen edhe dy ndeshjet e mbetura. Tirana do të presë Teutën, ndërsa Flamurtari sfidon Partizanin.
RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES

PANORAMASPORT.AL













