RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia i bën presion Vllaznisë për kreun, asiston dy klube përballë Dinamos që humbet “busullën”
Egnatia ka mposhtur Dinamon me rezultatin 1-0. Sfida në “Arena Egnatia” i dha 3 pikë të arta në kohën shtesë, ndërsa ekipi i Edlir Tetovës synon sërish fitimin e titullit kampion.

Egnatia shkon 2 pikë prapa Vllaznisë, që do të përballet nesër me Bylisin. Dinamo ndërkohë rrezikon vendin e katërt në zonën “Final Four”. Aktualisht Partizani është 3 pikë larg dhe do të ndeshet me Flamurtarin. Në anën tjetër edhe Teuta ka mundësinë e saj për t’u afruar.
Durrsakët numërojnë 6 pikë më pak se Dinamo. Për ta sfida e radhës është me Tiranën dhe mund të vendosë shumë për vazhdimin. Gara për “Final Four” është e hapur, me të paktën edhe Partizanin me Teutën që synojnë të kalojnë Dinamon.
NDESHJET E MBETURA PËR JAVËN 25
21.02.2026
Elbasani – Vora ora 13:30
Bylis – Vllaznia ora 13:30
22.02.2026
Tirana – Teuta ora 13:30
Flamurtari – Partizani ora 16:30
RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES

PANORAMASPORT.AL













