Postuar: Shkurt 10, 2025 | 19:08
RENDITJA E SUPERIORES/ Dy të parat u lënë targën kryeqytetasve, pesë skuadra në garë për mbijetesën
Sot u luajtën dhe dy ndeshjet e mbetura për javën e 24-të të Superiores. Laçi mposhti Skënderbeun me rezultatin e pastër 0-2, ndërsa Teuta barazoi pa gola kundër Dinamos.

Pas 24 javësh të luajtura, Egnatia dhe Vllaznia kanë filluar arratinë në dy vendet e para. Konkretisht ndaj Partizanit dhe Dinamos, që janë 5 pikë larg rrogozhinasve dhe 3 ndaj shkodranëve.
Gara për mbijetesën qëndron mes 5 skuadrave. Laçi është 3 pikë e shkëputur nga vendi i tetë. Në anën tjetër Bylis, Teuta, Tirana dhe Skënderbeu ndahen nga 4 pikë.
RENDITJA E SUPERIORES PAS 24 JAVËSH

PANORAMASPORT.AL













