Postuar: Maj 24, 2026 | 21:05
RENDITJA E “FINAL FOUR”/ Elbasani barazon me pikë Egnatian, si ndryshon tabela dy ndeshje nga fundi
Elbasani mposhti Dinamon mbrëmjen e sotme me rezultatin 3 me 0. Falë këtij triumfi skuadran e Ivan Gvozdenoviç, barazoi me pikë, Egnatian, që mban kreun, për shkak të golavarazhit më të mirë në përballjet direkte.

Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi i “Final Four”, kryeson Egnatia me 34 pikë, e ndjekur nga Elbasani me po 34, ndërkohë që Vllaznia mban vendin e tretë me 31 pikë, ndërsa Dinamo është pozicionuar në vendin e katërt me 27 pikë.
Dy duelet e fundit do të jenë ato mes Egnatias dhe Dinamos si dhe Elbasani-Vllaznia.

PANORAMASPORT.AL













