Rekord kartonash të kuq, shikoni statistikat e javës së 24-t të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2025 | 21:25

Rekord kartonash të kuq, shikoni statistikat e javës së 24-t të Superiores

*Ishte java e rekordit të kartonëve të kuq, plot 9. Nga këta, 8 u nxorën në fund të derbit Partizani-Tirana, 3 për lojtarët e ekipit të kuq, 4 për lojtarët bardheblu dhe 1 për drejtorin sportiv Agim Ibraimi. Me karton të kuq u ndëshkua edhe Ermir Rashica i Skënderbeut.

superiore-1

*U realizuan 10 gola në total, me një mesatare prej 2 golash për ndeshje. Teuta-Dinamo ishte ndeshja e vetme pa gola. Përveç këtyre dy skuadrave, nuk mundën të shënonin këtë javë as Skënderbeu dhe Bylisi.

*Dy nga tre fitores e javës u takojnë skuadrave mike, Egnatias në Elbasan dhe Laçit në Korçë.

*U akordua vetëm një penallti në ndeshjen Elbasani-Egnatia, që u shpërdorua nga Tsague (pritje e Dajsinanit).

*Kjo javë solli edhe një autogol. Fatin e keq e pati Kamara i Bylisit në ndeshjen me Vllazninë.

*Bylisi pësoi humbjen e 3-të radhazi, që u pasua me largimin e trajnerit Dede. Partizani dhe Dinamo regjistruan barazimin e 3-të radhazi.

PANORAMASPORT.AL