Redon Xhixha në “ajër”, ish-sulmuesi i Tiranës përjashtohet nga ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2025 | 22:44

Redon Xhixha në “ajër”, ish-sulmuesi i Tiranës përjashtohet nga ekipi

Redon Xhixha mund të largohet më shpejt se pritej nga CR Belouizdad. Nga Algjeria raportohet se sulmuesi shqiptar kërkon largimin, ndërsa nuk është përshtatur me ekipin.

Screenshot 2025-12-19 110144

Xhixha nuk është përfshirë me skuadrën në dy ndeshjet e fundit. Për këtë edhe largimi i tij duket thjesht çështje kohe.

27-vjeçari ka një rënie që nga vitit 2023, kur Tirana vendosi ta shiste te Karabagu. Për të janë konkretisht katër vite ku rënia është e dukshme, pasi minutat janë të pakta.

Xhixha shpallej lojtari i vitit 2022 në Shqipëri. Nga ajo kohë, asgjë nuk po funksionon.

PANORAMASPORT.AL