Rastësia/ Stadiumi i Elbasanit ‘i mallkuar’, shënohen 2 autogolat e vitit
Dinamo fitoi ndaj Partizanit me rezultatin 2-0, duke forcuar pozitat e saj në katërshen e parë që të ccon në “Final 4”. Sfida e zhvilluar në Elbasan, zhbllokua me një autogol të Atanaskosit në pjesën e dytë, i cili gabimisht godet një top nga jashtë zone, duke e ccuar në rrjetë. Por, ky nuk është autogoli i parë i bukur që shënohet në Elbasan.

Në javën e parë të kampionatit, ishte mesfushori i Flamurtarit, Rodrigez ai që shënonte një tjetër autogol, duke i dhënë avantazhin dhe fitores skuadrës së Elbasanit.
Nëse në stadiume të tjera kemi parë autogola që ndodhin pranë portës, në Elbasan po shohim autogola, të cilët nëse do të ishin në portën kundërshtare, do të nominoheshin si më të bukurit e sezonit.
PANORAMASPORT.AL













