Postuar: Maj 24, 2025 | 20:26
Pushim tjetër deri të hënën, Tirana vazhdon planin para “shpërndarjes”
Nga e premtja e në vazhdim, Tirana do të jetë sërish pushim. Bardheblutë do të qetësohen tri ditë të tjera, për t’u kthyer të hënën sërish në fushën e përgatitjeve.

Trajneri Bledi Shkëmbi ka planifikuar që stërvitja të zhvillohet deri në 31 maj, përgatitjet më pas të nisin nga 1 korriku. Tirana dihet që duhet ribëhet nga e para, por filozofia e ekipit të ri do të jetë afrimi i lojtarëve, cilësorë, të rinj dhe me të ardhme, siç është rasti i Zharmunit, Dembelesë, Kolës apo ndonjë tjetri.
Nga ana tjetër, do të shihet se cilët lojtarë do të jenë pjesë e bardhebluve. Në këtë moment që flasim, janë 10 futbollistë pa kontratë, që mund të shiten, kanë oferta apo mund të largohen.
PANORAMASPORT.AL













