Protagonist absolut i fitores së Kupës për Dinamon, Mandela: I kënaqur për të parin, me pak relaks nesër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2025 | 22:10

Protagonist absolut i fitores së Kupës për Dinamon, Mandela: I kënaqur për të parin, me pak relaks nesër…

Piter Itodo Mandela ka qenë protagonisti absolut i fitores së Kupës nga Dinamo, pasi shënoi dy herë ndaj Egnatias dhe pa një gol të tretë t’i anulohej për pozicion jashtë loje. Por gjithçka kaloi në plan të dytë në fund kur festoi me trofeun, teksa theksoi se dalja nga fusha e lojës nuk kishte qenë për ndonjë problem serioz.

bandicam 2025-05-01 21-43-12-935

“Jam shumë i lumtur, e donim shumë, kemi punuar për të dhe falë Zotit e morëm. Jam shumë i lumtur për trofeun. Kam punuar shumë për të.

Problemet në fund? Nuk ka dëmtim, thjesht këmbët e lodhura, ngërçe. Vetëm pak relaks nesër dhe do jem në rregull.

Tani jam në rregull, nuk kam probleme, tani mund të luaj të gjithë ndeshjet. Mund të luaj të gjitha dhe të jap maksimumin për të shkuar më tej”, tha autori i dy golave në finale për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL