Procesi i rikthimit të basteve sportive, të ardhurat për sportin dhe Fondi i Posaçëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2025 | 19:59

Procesi i rikthimit të basteve sportive, të ardhurat për sportin dhe Fondi i Posaçëm

Procesi i rikthimit të Basteve Sportive ka ngecur dhe pse në shkelje të plotë të afateve, asnjë lëvizje nuk shihet në horizont. Të gjithë në Shqipëri janë në dijeni, madje edhe Kryeministri e pranoi publikisht se baste luhen në të zezë dhe asnjë lek nuk hyn nga taksimi në buxhetin e shtetit.

Screenshot 2025-01-21 195847

Këtu “i dënuar” është edhe sporti pasi që nga viti 2019, ajo pjesë e të ardhura që kalonte nga bastet, nuk është përfituar, pasi ato u mbyllën. Dhjetra milionë euro të djegura të cilat mund të ishin përdorur nga sporti apo kultura.

Megjithatë, është parashikuar që me rihapjen e basteve, të ardhurat e përfituara nga lojërat e fatit, do të dërgohen te Fondi i Posaçëm, si një zë më vete në buxhetin e AMLFsë, që përdoret me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.

Ky fond shërben për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, në bazë të kërkesës për financimin e projekteve të paraqitura nga institucionet shtetërore, pas marrjes së mendimit të institucioneve publike të fushës.

PANORAMASPORT.AL