Probleme shëndetësore, trajneri Françesko Moriero transportohet në spital në pushimin e ndeshjes Bylis-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2025 | 16:21

Probleme shëndetësore, trajneri Françesko Moriero transportohet në spital në pushimin e ndeshjes Bylis-Laçi

Trajneri italian i Laçit, Françesko Moriero, nuk ka ndjekur pjesën e dytë të sfidës të skuadrës së tij ndaj Bylisit.

Moriero

Bëhet e ditur se tekniku italian i kurbinasve, ka shfaqur probleme shëndetësore në pushimin e ndeshjes dhe është kërkuar ndihma mjekësore për të. Trajneri është transportuar me ambulancë në qendrën shëndetësore të Ballshit.

Ndërsa Moriero ishte nën kujdesin e mjekësve, pjesa e dytë e takimit ka vazhduar rregullisht dhe ekipi është drejtuar nga ndihmësi i tij.

PANORAMASPORT.AL