Postuar: Mars 8, 2025 | 14:43
Problematika e stadiumit, klubi i Kategorisë së Parë rikthehet sërish tek “Arena e Demave”
Java e 27-të e gjen Besën sërish në udhëtim, ndonëse është pritëse.

Sipas kalendarit, kavajasit presin Lushnjën, por, duke ditur problemtikën e stadiumit, Besa është e detyruar që këtë sfidë ta luajë në kryeqytet, pikërisht në “Arenën e Demave”.
Takimi do të luhet të dielën, në orën 13:00, një orë më herët se ndeshjet e tjera të kësaj kategorie.
Edhe më herët Besa ka luajtur në stadiumin e Partizanit, ku për herë të fundit mundi Kukësin në shifrat 2-1.
PANORAMASPORT.AL













