Prilli, muaj “ferri” për Partizanin. Kalendari i të kuqve është masakrues
Prilli pritet të jetë një muaj shumë i vështirë për Partizanin. Në axhendë janë planifikuar edhe gjashtë ndeshje, që do të luhen nga data 3 deri më 27 prill.

Tri nga këto ndeshje do të jenë përballë kampionëve të fuqi të Egnatias dhe kryesuesve të kampionatit, çka tregon qartë për shkallën e vështirësisë. Dy ndeshje janë në llogari të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, ndërsa tjetra vlen për kampionatin.
Përveç betejave me rrogozhinasit, Partizani do të duhet të luajë edhe derbin me Tiranën si dhe ndeshjen direkte me Elbasanin.
E vetmja ndeshje e shkallës disi më të ulët të vështirësisë, është ajo ndaj Bylisit, që këtij sezoni ka rezultuar problem për “Demat”, teksa në ndeshjen e fundit mallakstriotët fituan me përmbysje.
PANORAMASPORT.AL













