PRAPASKENAT/ Futbollisti hodhi në gjyq Tiranën dhe u largua, klubi ia kishte “prerë biletën” që në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2026 | 8:51

PRAPASKENAT/ Futbollisti hodhi në gjyq Tiranën dhe u largua, klubi ia kishte “prerë biletën” që në Shkodër

Kleandro Lleshi u largua nga Tirana para kohe. Ai para se të ndahej me bardheblutë çoi në gjyq skuadrën për prishjen e kontratës.

tirana mile lleshi

Në fakt, situata ka qenë edhe më e komplikuar, sepse në sfidën me Vllazninë lojtari është kritikuar për mbajtjen dhe lëvizjet me top në zona të rrezikshme. Stafi e ka kritikuar menjëherë pas mbylljes së ndeshjes në “Loro Boriçi”, pasi Lleshi disa herë ka gabuar në këtë sezon.

Pak a shumë Lleshit iu pre bileta që pas sfidës me Vllazninë. Duke parë që nuk do të luante më titullar dhe probleme të tjera, vendosi të ndante rrugët me Tiranën. Një vendim që nuk ishte tërësisht financiar, por më shumë teknik.

PANORAMASPORT.AL