PRAPASKENAT/ Çudi te Tirana, futbollisti i dërgon në gjyq dhe kërkon prishjen e kontratës me bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2026 | 18:52

PRAPASKENAT/ Çudi te Tirana, futbollisti i dërgon në gjyq dhe kërkon prishjen e kontratës me bardheblutë

Tirana po përballet me një rast të pazakontë. Kleandro Lleshi ka dërguar në gjyq bardheblutë, për pesë rroga të prapambetura. Kjo çështje është aktualisht te Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve të FSHF-së, pasi përfaqësuesi i Lleshit lajmëroi fillimisht klubin.

lleshi

Në rast se Tirana shlyen detyrimet, atëherë Lleshi mund të vazhdojë me Tiranën. Ndryshe do të vijë prishja e kontratës, për shkak të detyrimeve të prapambetura.

26-vjeçari luajti ndaj Bylisit, pikërisht në fundin e takimit. Aktualisht bardheblutë mbajnë vendin e fundit, por vetëm 3 pikë larg vendit të shtatë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL