Porta mbetet çështje pas emërimit të Gegës, Hoxha ul Qirkon në stol te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2025 | 19:40

Porta mbetet çështje pas emërimit të Gegës, Hoxha ul Qirkon në stol te Partizani

Porta e Partizanit kthehet sërish në një çështje. Deri në këtë pikë të sezonit, Pano Qirko ishte shndërruar në portierin titullar dhe në një pikë mjaft të fortë të ekipit me pritjet e tij. Ai madje në disa raste ishte përzgjedhur titullar edhe në Kupë, pavarësisht se në këtë kompeticion zakonisht ka luajtur Hoxha.

Alban Hoxha

Por, me ardhjen e Skënder Gegës në krye të ekipit, situata është përmbysur në mënyrë të befasishme. Në dy ndeshjet e fundit, Qirko është ulur në stol dhe nga minuta e parë e ka nisur Hoxha.

37- vjeçari luajti si titullar kundër Egnatias në Kupë, ku shkëlqeu me pritjet e tij dhe bëri një paraqitje fantastike, çka duket se e ka shtyrë stafin teknik të vendosë sërish kapitenin mes shtyllave në derbi. Ndoshta për Qirkon kanë ndikuar edhe gabimet e bëra në ndeshjet para ardhjes së Gegës.

PANORAMASPORT.AL