“Porta duhet tentuar sa më shumë”, Bregu me mendjen ende te Egnatia: Mund të kishim marrë pikë
Dejvi Bregu i dha fitoren Dinamos përballë Vorës dhe në fund u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes”. Ai deklaroi se është i lumtur për 3 pikët dhe për faktin që ta ndihmojë sa më shumë ekipin.

“Ishte shumë e rëndësishme fitorja sot, vinim nga një humbje me Egnatian që besoj mund të ishte edhe një barazim për atë që prodhuan skuadrat në fushë pasi Egnatia ishte më lart në pjesën e parë dhe ne më lart në pjesën e dytë, por futbolli i ka këto. Sot ishte shumë e rëndësishme të merrnim 3 pikët dhe fatmirësisht ia dolëm.
Në qoftë se golat dhe asistet i japin pikë ekipit unë jam shumë ok. E mira është që ta tentosh sa më shumë portën, duke e ditur që edhe pozicionet mund të jenë të largëta por që është më mirë kur je afër portës se dhe hapësirën e ke më të madhe. Shpresoj që me goditjet të mund ta ndihmoj ekipin në vijim dhe do zoti do të jetë në kuadrat”, deklaroi Bregu për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













