Po spikat te Dinamo, Zabërgja: Ka oferta për t’u larguar, mbetet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2025 | 22:07

Po spikat te Dinamo, Zabërgja: Ka oferta për t’u larguar, mbetet…

Dinamo mposhti Elbasanin me rezultatin 3-1. Baton Zabërgja shënoi golin e dytë pas një kundërsulmi fantastik.

bandicam 2025-01-19 22-01-00-519

Sulmuesi i Dinamos deklaroi pas ndeshjes se ka oferta, ndërsa dhe pse dëshiron ta mbyllë sezonin, mbetet për t’u parë.

“Deri diku jam i kënaqur. Dua të bëj 1 dedikim, ia dedikojmë fitoren Ditës që pësoi dëmtim gjatë nxemjes para ndeshjes, dhe është për të kjo fitore.

Në aspektin personal jam i kënaqur. Ka raste që kam humbur, duhet përmirësim dhe punë për vazhdim.

Mundohemi të kryejmë detyrat e trajnerit, ndonjëherë gabojmë, por shumicën e kohës jemi të saktë. Skuadra më ndihmon kur shënoj gola, jemi 1 për të gjithë dhe të gjithë për 1.

Jam 100% i fokusuar te Dinamo. Ka interes dhe oferta por deri në fund të sezonit, Zabërgja do jetë te Dinamo. Mbetet të shihet në vazhdim, por jo, nuk e besoj”, u shpreh Zabërgja për RTSH.

PANORAMASPORT.AL