Pikantet Egnatia-Bylis/ Ndeshje me duele, Tetovën e “tërbojnë” ndërhyrjet e forta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2025 | 22:18

Pikantet Egnatia-Bylis/ Ndeshje me duele, Tetovën e “tërbojnë” ndërhyrjet e forta

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes së djeshme mes Egnatias dhe Bylisit, e mbyllur me shifrat 2-2 në Rrogozhinë.

bandicam 2025-02-26 15-09-53-587

* Numri i të pranishmëve në stadium ishte i pakët, por mes tyre ra në sy edhe prezenca e mjaft grave dhe vajzave.

* Trajneri i Bylisit, Gentian Mezani, takon para startit të sfidës Ujkën dhe Dajsinanin, të cilët ishin rreshtuar për t’u futur më fushë. Ai i ka drejtuar të dy këta lojtarë tek Laçi në aventurat e shkuara. Më pas, pati një takim të përzemërt me trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova.

* Tetova tërbohet me ndërhyrjet e ashpra ndaj lojtarëve të tij, ku Ndreca madje u detyrua të lërë lojën i dëmtuar. Në disa momente ndeshja ishte mjaft e tensionuar.

PANORAMASPORT.AL