Pikantet e Vllaznia-Tirana/ Publiku feston me fishekzjarre, 7000 mijë tifozë në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2026 | 19:19

Pikantet e Vllaznia-Tirana/ Publiku feston me fishekzjarre, 7000 mijë tifozë në stadium

dfgfh

-Forca të shumta policore kanë rrethuar stadiumin “Loro Boriçi”. Organizimi i uniformave blu ka nisur më shumë se një orë para startit të takimit. Madje tribuna e tifozërisë mike të Tiranë ka pasur një kujdes të veçantë, ku edhe tifozët shkodranë nuk janë lejuar të kalojnë në atë sektor siç ndodh zakonisht në ndeshjet e tjera.

-Numri i spektatorëve plotëson pritshmëritë, në stadium numërohen rreth 7000 të pranishëm. Një rekord për sezonin 2025-26 ne “Loro Boriçi”.

-Para startit të takimit kishte një spektakël me fishekzjarrë të organizuar nga ana e klubit shkodran. Për t’i dhënë një atmosferë akoma më festive “klasikes”.

-Në një moment Martini e “ka” me Pohls, i cili rrezikon me një pasim shkurtazi. Trajneri i kërkon portierit ta luajë topin gjatë.

-“Do bini nga Superliga”, janë fjalët me të cilat tifozët shkodranë “ngacmojnë” trajnerin Shehi të Tiranës.

-“Ndahuni me topin” janë fjalët që përsërit shpesh Orges Shehi. Që kërkon qarkullim topi të shpejtë nga të tijtë.

-Në një moment topi shkon te Martini, me trajnerin shkodran që e xhonglon atë. Duke marrë duartrokitjet e tifozëve, të cilat ndoshta kujtuan edhe vitet kur shkodrani jepte spektakël në fushat e blerta.

-Kërkon ritëm Martini, i cili këshillohet edhe me Balajn në distancë për mënyrën se si duhet të luajë ekipi.

-Ovacione të jashtëzakonshme nga publiku shkodran për Balajn e Krymin në momentin e zëvendësimit ku dyshja i lë vendin Dodajt e Salës.

-Mbyllet me suksesin e Vllaznisë dhe një entuziazëm të madh në “Loro Boriçi”. Të cilit i bashkohen edhe stafi e futbollistët e Vllaznisë. Teksa tek Tirana vijon momenti i “errët” me kryeqytetasit që pavarësisht se kaluan të parët në avantazh treguan shumë pak në 90 minuta.

– Çudia te Tirana është mungesa e Angelo Tafas në listë. Portieri i bardhebluve ishte titullar i padiskutueshëm, deri para derbit me Partizanin. Më pas vendin e tij e mori Visar Bekaj. Me notën mesatare 7.18 nga “Sofascore”, Tafas rezulton edhe lojtari me vlerësuar i bardhebluve për këtë sezon. Po ashtu është edhe lojtari me më tepër minuta.

– Rikthim i hidhur për Orges Shehin te Tirana. Trajneri durrsak regjistroi mbrëmjen e djeshme një humbje zhgënjyese, teksa u mposht me rezultatin 3- 1 nga Vllaznia e Edi Martinit. Shehi nuk ishte mposhtur në asnjë nga ndeshjet debutuese me skuadrat që ai ka drejtuar teksa kjo ishte e para për të.

PANORAMASPORT.AL