Pikantet e Vllaznia-Elbasani/ Batuta e tifozëve për verdheblutë: Rrini në Shkodër!
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, pati disa momente pikante, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.

-Numërohen rreth 1500 të pranishëm në shkallët e “Loro Boriçit”
-Dy trajnerët Brdariç dhe Gvozdenoviç kanë një takim shumë të përzemërt para startit të takimit, teksa dëgjohen të flasin në gjuhën serbo-kroate.
-Dy tifo-grupet, “Vllaznit” dhe “Tigrat”, për herë të parë këtë sezon nuk e kanë ndjekur ndeshjen së bashku. Ata qëndruan në tribuna të ndara. Megjithatë, ka duartrokitje nga tifozët shkodranë për ultrasit e Elbasanit, të cilët po përshëndesnin mbështetësit kuqeblu me një këngë në kor.
-Tifozët lëshojnë batuta për Elbasanin: “Të qëndrojnë në Shkodër, se do të vijnë prapë të mërkurën”. Ata i referohen ndeshjes së kthimit që verdheblutë do të luajnë ndaj Vllaznisë për çerekfinalet e Kupës.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL













