PIKANTET E VLLAZNIA-DINAMO/ Shkodranët snobojnë Kupën, Daja sherr me tifozët dhe humor me Brdariç: Kjo është zona ime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2025 | 16:42

PIKANTET E VLLAZNIA-DINAMO/ Shkodranët snobojnë Kupën, Daja sherr me tifozët dhe humor me Brdariç: Kjo është zona ime

Në ndeshjen e djeshme pati disa të veçanta që nuk u panë në TV. Gazeta “Panorama Sport” po ju sjell disa prej tyre:

vllaznia

-Priteshin më shumë tifozë, duke parë edhe rëndësinë e ndeshjes. Numri i të pranishmëve afërsisht 1200 persona.

-Disa tifozë ofendojnë Dajën, pa nisur takimi. Trajneri dinamovit nuk heziton të shkëmbejë 2 fjalë në distancë.

-Brdariç e “ka” me Jukajn, portieri gabon në 2 raste pasimi. “Të luash qetë”, janë këshillat e gjermanit.

-”Çfarë bën ky?!”-janë fjalët e Brdariç drejtuar gjyqtarit Cjapi për një faull të padhënë, sipas tij, në favor të Vllaznisë.

-Daja këshillon Meksin. “Luaje më thjesht”, janë fjalët që ai i drejton mbrojtësit të djathtë.

-Pushimi mes dy pjesëve zgjat më shumë se duhet. Ekipet kthehen në fushë pas 20 minutash dhe jo pas 15 minutave, siç e ka rregullorja.

-Disa pasime radhazi pas nervozojnë Brdariç, që nga të tijtë kërkon që topi të luhet para.

-Tifozët shpesh nxisin futbollistët kuqeblu të luajnë një lojë më sulmuese.

-Daja bën shaka me Brdariç. Trajneri i Vllaznisë, më entuziast seç duhet, afrohet thuajse te zona e trajnerit kryeqytetas. “Kjo është zona ime”, janë fjalët e kreut të pankinës blu.

PANORAMASPORT.AL