Pikantet e Vllaznia-Dinamo/ Sherr në korridoret e stadiumit! Dajën e “tradhtojnë” nervat me Hamitin, Brdariç hidhet përpjetë nga gëzimi (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2025 | 20:57

Pikantet e Vllaznia-Dinamo/ Sherr në korridoret e stadiumit! Dajën e “tradhtojnë” nervat me Hamitin, Brdariç hidhet përpjetë nga gëzimi (E PLOTË)

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Arenën Kombëtare” është mbyllur mes kaosit, pasi ka pasur përplasje të forta në ambientet e brendshme të stadiumit.MixCollage-04-May-2025-10-32-PM-9668Stafet e dy skuadrave janë përplasur njëra me tjetrën teksa kanë fluturuar fjalë e jo vetëm sidomos mes drejtorit sportiv Tefik Osmani, me stafin e bluve, përfshi këtu trajnerin Ilir Daja dhe drejtuesit më të lartë, deri te presidenti Bardhi.

Për disa minuta kishte kaos absolut, teksa u desh edhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën që po tensionohej shumë, duke prishur tërësisht atmosferën pas fundit të ndeshjes. Të gjithë drejtuesit dolën nën shoqërimin e rreptë të policisë, ndërsa lojtarët vijuan me prononcimet pas ndeshjes. Ja momentet më pikante të sfidës mes Vllaznisë dhe Dinamos.

* Përpara ndeshjes, në baret jashtë stadiumit “Arena Kombëtare”, po konsumonin një kafe gjyqtarët e FIFA-s, Juxhin Xhaja dhe Eldorjan Hamiti, së bashku me kolegët e tjerë. Shorti që u hodh përpara ndeshjes, zgjodhi Hamitin për të gjykuar këtë gjysmëfinale.

* Tifozët e Vllaznisë shihen të shumtë në numër rreth stadiumit edhe 3 orë përpara fillimit të ndeshjes. Gjithashtu ka edhe bluza blu, të cilët janë tifozë në mbështetje të Dinamos.

* Brdariç shfaqet në fushë dhe ndjek nga afër lojtarët e tij, ndërsa Daja është ulur në stol dhe nxehjen e drejton djali i tij, Gleni. Ovacione nga tifozët e Vllaznisë kur lojtarët po bënin nxehjen në fushë. Edhe pse në kryeqytet, shkodranët janë më të shumtë në numër.

* Me një sy nga fusha, shumë tifozë ndiqnin “live” në telefonat e tyre ndeshjen mes Tiranës dhe Pogradecit.

* Regjisori i njohur, Eduart Grishaj, në mbështetje të Vllaznisë, bashkë më djalin e vogël. Kujtojmë që Grishaj është bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani.

* “Mbyti spiunat”, këto janë thirrjet e tifozëve të Vllaznisë drejt atyre të Dinamos.

* Lorenco Vila shtrihet në tokë dhe kërkon ndihmën e mjekut. Shihet që është gjakosur te pjesa e kyçit të këmbës. Pas ndihmës së marrë, sulmuesi nuk ka asgjë serioze.

* Hamiti akordon penallti për Dinamon dhe pastaj shkon ta shohë në VAR. Drejtori Osmani proteston ashpër te gjyqtari i katërt, ndërsa Brdariç bën me shenjë sikur gjyqtari është i çmendur. Më pas penalltia anulohet dhe gjithçka normalizohet.

* Portieri Jukaj kapet me Karambën, i cili kërkon të marrë shpejt topin, por shkodrani nuk ia jep. Tensioni nuk mungon në asnjë minutë. Një kundërsulm i Vllaznisë, me Malën që merr një ndërhyrje nga mbrapa, ndez edhe më shumë gjakrat.

* Gurishta, te festa e golit, i shkon me sparkatë Ilir Dajës, për pak sa nuk e rrëzon.

* Pjesa e dytë nis me gol për Dinamon. Gjatë aksionit një top i dytë hyn në fushë, ndërkohë që loja vijon dhe blutë ngushtojnë rezultatin. Ankohen shkodranët, por sipas rregullores, loja nuk ndalet.

* Brdariç hidhet përpjetë. Prej minutash pret Bajrami të aktivizohet, por gjyqtari nuk jep sinjalin. Dinamo dominon frikshëm, teksa stoli i shkodranëve, i gjithi në këmbë, plot tension.

Pjestarë të stafit u japin zemër lojtarëve kuqeblu, sidomos ndihmëstrajneri. 84’ minutë, ndryshon ana e këndores për Dinamon. Blutë shënojnë, por ka faull ndaj portierit. Osmani urdhëron mjekët që të hyjnë në fushë dhe të vonojnë lojën sa më shumë.

* Në minutat e fundit, trajneri Daja proteston ashpër tek anësori, ndërkohë që afrohet edhe Hamiti që i tregon kartonin e verdhë. Aty Daja revoltohet dhe mbahet nga drejtori Pinari, por një moment, trajneri i kthehet edhe Pinarit duke i hequr duart dhe duke u kapur me Hamitin sërish.

* Bilbili i fundit dhe feston Vllaznia. Brdariç hidhet lart nga gëzimi dhe shkon direkt te kapiteni Balaj. Nga ana tjetër, Dinamo proteston ashpër. Ilir Daja shkon dhe i drejtohet gjyqtarit Hamiti, duke e ofenduar për gjykimin e padrejtë sipas tij.

*Aty, djali i vet, Glen Daja, shkon dhe mundohet të qetësojë trajnerin, ndërsa Tefik Osmani, drejtori i Vllaznisë, shkon dhe i afrohet, ndërsa Daja e injoron. Aty fillojnë “xixat” e para mes tyre, ndërsa ofendimet kanë nisur kur të gjithë u janë drejtuar ambienteve të brendshme të stadiumit.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL