PIKANTET E TIRANA-EGNATIA/ Magani “mbyll stadiumin”, tifozët bardheblu nuk kursehen kundër presidentit Halili dhe “të zakonshmit”
Në ndeshjen mes Tiranës dhe Egnatias pati disa të veçanta, të cilat nuk u panë në TV. “Panorama Sport”, po sjell për lexuesin disa prej tyre:

-Jo më shumë se 1000 tifozë, ishin të pranishëm për të ndjekur sfidën e së shtunës ndaj Egnatias. Po kështu, edhe 15 tifozë ishin nga sektori i rrogozhinasve.
-Përqafim i përzemërt i dy trajnerëve para ndeshjes.
-Dy portierët e skuadrave më parë kanë luajtur me Laçin, ndërsa “ish”-ë e kësaj sfide ishin Aleksi dhe Lushkja.
-Tension në fushë pas një faulli të akorduar në favor të Prengajt pranë zonës së Egnatias. Lojtarët kapen me njëri-tjetrin.
-Në minutën e 29-të, Ndreca shtyn në kufijtë e goditjes, Ismajlin. Gjyqtari nuk merr asnjë masë, vetëm këshillon dy lojtarët.
-Edison Ndreca shënon dhe pasi merr topin e fut poshtë bluzës dhe përshëndet bashkëshorten, e cila ishte në stadium. Mbrojtësi i majtë i Egnatias pret të bëhet baba.
-Pas golit të parë, Gugash Magani ulet në pankinë dhe nuk çohet më deri në fund të lojës.
-Tifozët e Tiranës shpërthejnë ndaj presidentit Refik Halili për gjendjen e klubit. Pas shumë kohësh, në stadium dëgjohet thirrja: “Halili, ik nga Tirana”. Presidenti i bardhebluve largohet në fund të lojës nga stadiumi, duke mos pranuar të japë asnjë deklaratë.
-Si zakonisht, tifozët e Tiranës kapen me Albano Aleksin, por ky i fundit nuk shpërqendrohet dhe vazhdon lojën.
-Tetova gjatë lojës e ka me anësorin e parë, i cili lejon të ekzekutohet një rivënie anësore jo në mënyrën e duhur.
-Në dhomat e zhveshjeve është zhvilluar një mbledhje mes anëtarit të bordit të Tiranës, Grent Halili dhe trajnerit Gugash Magani. Trajneri është larguar i fundit nga stadiumi së bashku me ndihmësit e tij.
-Sulmuesi Bajroviç kishte tifozë specialë në stadium. Gruaja dhe dy fëmijët që thërrasin nga tribuna.
-”Arena Kombëtare” ishte e mbushur me skela në çdo cep të tij. Stadiumi po përgatitet që të vërë emrin e ri të sponsorit.
-Një tifoz i Tiranës që ndodhej në tribunë dhe ulëret: Përgjon dorëzo shiritin”.
OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL













