Pikantet e Skënderbeu-Laçi/ Rrjetat e çara në modë, djali i Takajt shkel rregullin e duhanit
* Ndeshja u shty për pak minuta sepse një nga rrjetat ishte e grisur. Duhej ndërhyrja e punëtorit të fushës për ta rregulluar që kryesori të sinjalizonte fillimin e takimit. Edhe ne duelin e luajtur në Elbasan, mes vendësve dhe Egnatias, rrjeta sërish u pikas e çarë.

Ja pikantet e “Panorama Sport” për ndeshjen Skënderbeu-Laçi, e luajtur në Korçë në temperaturë 0 gradë.
* Edhe pse pirja e duhanit në stolin e rezervave nuk lejohet, djali i presidentit Ardjan Takaj, Gerhard Takaj, në cilësinë e zyrtarit të klubit ishte duke konsumuar një cigare.
* I dënuar nga Disiplina me 15 ndeshje pezullim për hyrje në ambientet e brendshme të stadiumit, presidenti i Laçit Pashk Laska shihet në tribunën qendrore të stadiumit Skënderbeu, i veshur me një xhup të trashë për shkak të temperaturave të ulëta në qytetin juglindor. Laska ka festuar gjatë golin e parë të ekipit të tij, teksa nga ana tjetër, Takaj nuk ka pranuar kartonin e kuq të marrë nga Rashica duke shprehur pakënaqësi ndaj ndërhyrjes së lojtarit të tij.
* Para startit të takimit Çuçka është afruar te kamera teksa ka tentuar të vihet në pozicionin e kameramanit. Ngacmimet nga shokët e skuadrës kanë qenë nga më të ndryshmet drejt lojtarit bardhekuq.
* Goli i Laçit në fund të pjesës së parë ka çuar në festë kurbinasit që kanë shpërthyer në brohorima. Nga ana tjetër stafi bardhekuq ka kërkuar qetësi dhe reagim nga të tijat për të vijuar takimin dhe për të kërkuar përmbysjen e rezultatit.
* Goli i dytë i kurbinasve la shije të hidhur tek Skënderbeu pasi humbën një ndeshje direkte për mbijetesë. Kjo ka sjellë edhe acarimin e tifozëve që kanë filluar braktisjen e stadiumit para fundit të takimit.
PANORAMASPORT.AL













