Pikantet e Flamurtari-Elbasani/ Brohoritje, mjegull dhe përplasje, ja çfarë ndodhi në stadium (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2025 | 22:01

Pikantet e Flamurtari-Elbasani/ Brohoritje, mjegull dhe përplasje, ja çfarë ndodhi në stadium (E PLOTË)

Screenshot 2025-11-03 201716

– “Flota Kuqezi” nis brohoritjet sapo skuadrat dalin në tunel. “Flamurtari, Flamurtari”. Ndërsa kur ekipet dalin në fushë hidhen fishekzjarrë.

– Nga Elbasani kishin udhëtuar tifozët ultras “Tigrat” dhe “Arrakatët” në mbështetje të skuadrës.

– Këngët italiane të viteve 80-90- të, shoqëruar momentet përpara nisjes së ndeshjeve. Dihet “dashuria” e Sinan Idrizit për muzikën italiane.

– Trajneri Françesko Moriero përshëndet futbollistët dhe stafin e tij teksa skuadrat po dilnin nga tuneli.

– Një minutë heshtja për nder të ish kryeministrit Fatos Nano. Maksuti shihet të lutet me dy duart para.

 

– Mjegulla e flakadanëve në fushë, vonon nisjen e sfidës. Ndërsa gjyqtari Hoda komunikon me kapitenët.

– “Flota Kuqezi” kishte edhe në këtë ndeshje një fotografi me shirit të zi të të riut që u nda nga jeta në një aksident automobilistik më shumë se një javë më parë.

-Sinan Idrizi dhe presidenti i Elbasanit në tribunë. Në krahë të Idrizit edhe Kreshnik Çipi dhe Vasil Ruçi. Ky i fundit shihet shpesh të diskutojë me Çipin.

– Në minutën e 10-të, nervozizëm dhe përplasje në tribunë e ultrasve, ndërhyn punonjësit e sigurisë dhe policia e rendit. Kapiteni Trashi shkon të qetësojë tifozët kuqezi.

– Fusha sërish në gjendje jo të mirë, me shkëputje të barit në disa zona, situata jo e mirë edhe nga reshjet e shiut.

– Murataj dhe Diallo përplasen me njëri-tjetrin me fjalë, ndërhyn kryesore për t’i qetësuar. – Në minutën e 30-të sërish mjegull tymi në stadium.

-Elbasani luan me ndërhyrje të forta. Për rrjedhojë në minutën e 38- të, Andi Ribaj në stol ndëshkohet me të verdhë për protesta.

-Policia masa të rrepta sigurie me një numër të konsiderueshëm uniformash blu brenda dhe jashtë stadiumit.

-Përpara nisjes së pjesës së dytë, kapiteni Trashi diskuton me gjyqtarin Doda.

– Minuta e 55-të, Lila përplaset në dy luftim me Trashin. Doda këshillon kapitenin që përdori bërrylin ndaj kundërshtarit.

– U ofendua në kor ngjatë gjithë kohës nga tofozët vlonjatë por Xhonatan Lajthia ndëshkon. Ai feston golin me një dedikim me stafin teknik.

– Ndeshja e parë e kampionatit mes Elbasanit dhe Flamurtarit u mbyll me rezultatin 1-0 me autogolin e Rodriguez.

– Flakadanë edhe në minutën e fundit shtesë të ndeshjes që krojon mjegull.

-Në minutën e pestë të shtesë, te Elbasani pjesëtari i stafit Armand Mememtaj ndëshkohet me kartonë të verdhë për protesta.

– Në minutat e fundit, tifozët vlonjatë të mërzitur nisin të largohen nga stadium.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL