Pikantet e Elbasani-Egnatia/ Xixa në fushë, Alijev pikas rrjetën e çarë
Gjatë kohës që ekipi i Egnatias po bënte nxehmjen, mbrojtësi Zamig Alijev vë re që rrjeta e njërës portë ishte e çarë. Kur po dilte nga fusha sinjalizon për problemin, të cilin e zgjidhin punëtorët e fushës.

Ja pikantet e ndeshjes që sjell “Panorama Sport”.
* Edlir Tetova dhe Julian Brahja kanë kujtime të mira nga Elbasani, ku kanë qenë pjesë e ekipit kampion. Një moment u panë të qëndronin në shoqërinë e Armand Memetaj, pjesë e klubit verdheblu, duke biseduar së bashku dhe pse jo duke kujtuar kohët e arta.
* Dy kapitenët, Lulaj dhe Aleksi, pasi takohen me kundërshtarët, qëndrojnë për të takuar edhe shokët e tyre të skuadrës.
* Pa filluar mirë ndeshja nisin sharjet ndaj Aleksit, të cilat u përsëriten edhe gjatë takimit.
* Ka “xixa” mes Lilës dhe Ujkës që në minutën e katërt, duke detyruar Xhajën që t’u tërheqë vëmendjen.
* Në minutën e 14-të Tetova nxjerr bllokun e skemave dhe thërret Sotën për t’i lajmëruar ndryshimet që do të bënte në lojë.
* Zejnullai mërzitet me Ujkën që nuk i pason topin në një aksion të rrezikshëm.
* Ka tension mes Aleksit dhe Qoses që kapen me duar. Xhaja i thërret të dy dhe me tone të ashpra i këshillon.
* Në momentin që Malota hyn në fushë, Aleksi heq shiritin dhe ia vendos mbrojtësit në krah.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













