Pikantet e Elbasani-Dinamo/ Ultras të rinj, anësori ngacmohet me… kapsolla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2025 | 8:57

Pikantet e Elbasani-Dinamo/ Ultras të rinj, anësori ngacmohet me… kapsolla

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të ndeshjes Elbasani-Dinamo, e luajtur në “Elbasan Arena” dhe e mbyllur 1-1.dinamo elbasani* Drejtuesit elbasanas patën vendosur që hyrja për tifozët të ishte e lirë, përveç tribunës qendrore. Një mënyrë kjo për të pasur një prezencë sa më të madhe të tyre në shkallët e stadiumit. Megjithatë, numri i tyre nuk i kalonte 2 mijë.

* Ndeshja nisi me një minutë heshtje për shkak të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën dhjetëra të rinj.

* Në Elbasan duket se është krijuar një tifogrup i ri ultas i quajtur “Arrakat Boys”. Munguan për herë të parë “Tigrat Verdheblu”, grupimi historik i klubit nga Elbasani.

* Abalora tërbohet me shokët e tij të skuadrës, të cilët kanë lënë hapësira në fushë për miqtë dhe kanë vënë në rrezik pësimin e golit.

* Shumë pakënaqësi nga ana e publikut me disa vendime të kryesorit për faulle në dëm të tyre.

* Tifozët “fiksohen” me asistentin e dytë, Alfred Shkreta, duke u përpjekur ta trembin me kapsolla.

* Në minutën e 68-të ka një ndërprerje të lojës për shkak të shashkave që hidhen në fushë. Fillimisht Abalora dhe më pas Lulaj shkojnë të qetësojnë tifozët.

PANORAMASPORT.AL