Pikantet e Egnatia-Laçi/ Fernando merr 7-ën, Molla me këpucë të ndryshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2025 | 19:50

Pikantet e Egnatia-Laçi/ Fernando merr 7-ën, Molla me këpucë të ndryshme

Sfida mes Egnatias dhe Laçit pati disa momente interesante, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj:rety-FSHF po përpiqet të shfrytëzojë çdo mundësi për rekrutimin e arbitrave të rinj. Para ndeshjes, gjyqtarët mbanin një fanellë, ku shkruhej: “Bëhu arbitër”. Ata kishin edhe një shirit në krah.

-Fernando ka vendosur të mbajë fanellën me numrin 7, atë që ka mbajtur sulmuesi Duamena, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjike sezonin e shkuar. Mesfushori ka hequr dorë nga 11-a që mbante dikur, duke ia lënë Leo Melos.

-Terreni i stadiumit pati probleme, ku herë pas here lojtarët rrëshqisnin.

-Françesko Moriero pranon kartonin e verdhë të akorduar nga Jorgji, duke i zgjatur dorën me buzëqeshje.

-Mollën e pengojnë këpucët dhe detyrohet të ndërrojë njërën prej tyre. Ai luan me dy ngjyra të ndryshme, një portokalli dhe një të zezë.

– Në fund të ndeshjes, Melo i Laçit shkon t’i kërkojë llogari Jorgjit, por neutralizohet nga forcat e sigurisë. Kryesori i akordon edhe kartonin e kuq.

PANORAMASPORT.AL