Pikantet e Egnatia-Elbasani/ Tifozi rrezikon jetën në Rrogozhinë, Bruno Lulaj goditet në kokë
Ndeshja mes Egnatias dhe Elbasanit në stadiumin e Rrogozhinës është ndërprerë në minutën e 78-të të saj, pas një incidenti që përfshiu një tifoz të skuadrës vendase. Tifozi në fjalë është rrëzuar nga tribuna ballore, duke përfunduar në pistën e stadiumit.

Bakajoko i Egnatias ishte i pari që sinjalizoi për mjekët të shkonin me shpejtësi me më pas edhe lojtarë e tjerë të cilët kërkuan menjëherë afrimin e ambulancës. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, sa u bë shoqërimi me ambulancë i tifozit në spital dhe u dha informacioni se situata e tij ishte normalizuar. Gjithashtu, pritej kthimi i ambulancës, pasi nuk mund të vijonte loja pa praninë e saj. Për fat të mirë, tifozi përmendet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Momentet e kaosit pasi një tifoz i Egnatias ra nga tribuna e stadiumit në Rrogozhinë, përfshin edhe një ngjarje të turpshme që duhej shmangur me çdo kusht. Lojtarët e të dyja skuadrave u afruan me shpejtësi për të ndihmuar tifozin e rënë nga tribuna dhe kërkuan ndërhyrjen e ambulancës, teksa dukej qartësisht shqetësimi që po përjetonin.
Por në një moment kur disa futbollistë të Elbasanit po ndiqnin nga afër skenën kur tifozi po transportohej në ambulancë, Lulaj përfundoi i shtrirë në tokë. Shihet qartë se lojtari goditet me një send që vjen nga tribuna përballë, poshtë së cilës gjendej pikërisht për të parë situatën e tifozit. Një ngjarje e turpshme, sidomos për momentet në fjalë të ndërprerjes së ndeshjes.
– Mes dy presidentëve respektivë, Agim Demrozi dhe Kujtim Llupa, qëndroi kreu i FSHF-së, Armand Duka.
– Në minutën e 20-të mbërrin edhe tupani i tifozëve të Egnatias, të cilët deri në ato momente vetëm po këndonin pa praninë e tupanit.
– Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, shihet në një moment të ankohet te gjyqtari i katërt për disa vendime të kryesorit Bastari.
– Utrasit elbasanas kapen në disa raste me kapitenin e vendësve, Albano Aleksi, duke e ofenduar në kor.
– Thuajse gjatë gjithë ndeshjes, tifozeritë në shkallët e stadiumit merreshin me njëra – tjetrën, duke vërshuar lumë të sharash.
– Në pushim të pjesëve, Egnatia ka nderuar me një certifikatë mirënjohjeje dy ish-futbollistët e saj, Ferdinant Bilali dhe Artan Bano.
PANORAMASPORT.AL













