Pikantet e Dinamo-Tirana/ Zharmuni kërkoi të dalë nga fusha pas penalltisë, Shkëmbi e lë në lojë. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2025 | 10:27

Pikantet e Dinamo-Tirana/ Zharmuni kërkoi të dalë nga fusha pas penalltisë, Shkëmbi e lë në lojë. Ja arsyeja

Gjatë ndeshjes së djeshme në Rrogozhinë, pati disa momente të veçanta. Po ju sjellim disa prej tyre:zharmuni-Tifozët e Tiranës janë të shumtë, duke mbështetur bardheblutë në sfidën derbi me Dinamon.

-Në stol te Dinamo dy yjet e sulmit, Zabërgja dhe Mandela, ndërsa te Tirana, Ndreca dhe Dembele, për dëmtim, por ka edhe nga ata që thonë se gjërat janë pak më ndryshe dhe flitet se lojtarët janë lënë jashtë për zgjedhje teknike.

-Pas një kohe të gjatë, kthehet titullar kapiteni i Dinamos, Bruno Dita. Mbrojtësi nuk luante në Superiore prej 10 marsit 2025.

– Gjatë festimit të golit, Zharmuni ndalon te pankina dhe hedh pika në sy. Pak muaj më parë ai u operua në sy dhe ende vuan nga shqetësime prej shikimit.

-Qëndrim Ismajli kthehet të luajë pas më shumë se tre muajsh në fushën e lojës. Kosovari ishte dëmtuar në stërvitje dhe nuk luante prej 18 janarit 2025.

-Pas golit me penallti, Zharmuni kërkon zëvendësim, por Bledi Shkëmbi nuk e ndërron. Fakt është që nuk ka se kë të fusë në vendin e tij në fushën e lojës. Zharmuni tërhiqet zvarrë në fushë për gjatë gjithë shtesës së pjesës së dytë.

PANORAMASPORT.AL