Pikantet e Dinamo-Tirana/ Tifozë me pikatore dhe “Fanatics” që bojkotojnë, mësuesi dhe nxënësi kundër njëri-tjetrit
Dinamo arriti të fitonte ndaj Tiranës mbrëmjen e djeshme në Kupën e Shqipërisë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale. Nga një gol për secilën pjesë, i mjaftuan skuadrës së Dajës për të arkivuar këtë fitore të rëndësishme ndërkohë që veç rasteve që kishte në fushë, u panë edhe disa momente interesante në tribuna por edhe në pankina.

– Stadiumi i boshatisur me tifozët përballë që numërohen lehtësisht
– Takim i ngrohtë i dy trajnerëve Shehi dhe Daja në fillim të ndeshjes. Shehi e ka pasur për shumë kohë trajner Dajën te Skënderbeu.
– “Tirona Fanatics” nuk ishin të pranishëm në stadium për këtë takim. Pas porte, ishin disa tifozë të Tiranës që mund të numëroheshin.
– Dinamo ka mundur Tiranën për herë të latërt këtë sezon nga të cilat 2 në Kupë e dy në kampionat.
– Dinamo e ka mundur në Kupën e Shqipërisë dy herë skuadrën e Tiranës me të njëjtin rezultat, 2-0.
– Presidenti i Tiranës, Refik Halili ishte i pranishëm në stadium, por nuk preferoi të ulet në tribunën VIP, por në një nga bar-et e “Air Albania”-s, duke ndjekur sfidën.
– Megjithëse të paktë në numër, tifozët e Dinamos duartrokitën skuadrën pas fitores në derbi, teksa nuk munguan as fanellat për ta.
– Dinamo do të luajë sërish në “Air Albania” të hënën dhe do të ketë sërish një derbi. Këtë herë, Dinamo do të përballet me Partizanin.
– Në tribunën qendrore, kishte disa tifozë të Dinamos të cilët hapën disa flamuj dhe banderola në mbështetje të skuadrës.
– Vetëm një karton i verdhë është nxjerrë nga xhepi i Vrapit dhe ka qenë për Malomon në fundin e pjesës së parë.
– Në pjesën e dytë, dy skuadrat menduan për zëvendësime dhe në minutën e 59, u kryen plot 6 të tillë, 3 për secilën skuadër.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













