Pikantet e Dinamo-Flamurtari/ Sinani “braktis” skuadrën, tifozët bëjnë “lëmsh” Bregun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2025 | 13:18

Pikantet e Dinamo-Flamurtari/ Sinani “braktis” skuadrën, tifozët bëjnë “lëmsh” Bregun

Dinamo dhe Flamurtari zhvilluan të shtunën ndeshjen e javës së gjashtë të Superiores, ku blutë fituan me rezultatin 2-0. Veç ndeshjes që u transmetua, gjatë 90 minutave kishte edhe shumë momente interesante jashtë fushës së blertë.dinamo-flamurtari– Fusha e “Selman Stërmasit” duket qartë që nuk është në gjendjen më të mirë, me ekipet që e kanë të vështirë që ta shtrojnë lojën me pasime tokazi.

– Tifozë të paktë në stadium. Pavarësisht se ishte ditë e shtunë dhe temperatura komode për të ndjekur një ndeshje futbolli, në shkallët e stadiumit kishte një numër të ulët tifozësh.

– Në tribunën VIP mungonte Sinan Idrizi, ndërsa ishte si zakonisht i pranishëm presidenti i bluve, Ardian Bardhi.

– Për shkak të diellit, gjatë pjesës së parë, një grup tifozësh në tribunën ballore, rreth 50 persona, në kërkim të vendit të vetëm me hije, pozicionohen në limitet e tribunës, gati në pjesën prapa porte.

– Dimitrios Çantakias ishte pa fat, pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë pjesës së parë. Lojtari i Flamurtarit mori duartrokitje nga e gjithë tribuna teksa po transportohej me barelë.

– Në çastet e fundit të pjesës së parë Gudiabi shpërdoron një mundësi të artë për Dinamon, pasi nuk arrin të koordinohet siç duhet me kokë. 24-vjeçari ganez mundohet të shfajësohet, teksa i drejtohet trajnerit Daja, duke i thënë se e kishte penguar dielli në momentin e goditjes.

– Një tifoz nga tribuna dinamovite thërret Dejvi Bregun, ky i fundit mendon se e thirri trajneri Daja dhe kthehet nga pankina blu.

-Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, pretendon një penallti në favor të ekipit të tij gjatë pjesës së dytë, kur në të 52- ën Telushi prek topin me dorë në zonën vlonjate. “E mori me dorë”, i drejtohet Daja gjyqtarit të katërt.

PANORAMASPORT.AL