Pikantet e Bylis-Dinamo/ Tifozët nuk zhgënjejnë, Deden e lagin me shampanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2025 | 14:54

Pikantet e Bylis-Dinamo/ Tifozët nuk zhgënjejnë, Deden e lagin me shampanjë

Gjatë sfidës së luajtur dje në stadiumin e Ballshit pati disa momente të veçanta, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj:

dinamo

-Festojnë gjatë ballshiotët me tifozët e tyre, por edhe në dhomat e zhveshjes. Lojtarët lagin me shampanjë trajnerin Dede, kur ai ishte duke dhënë intervistën pas ndeshjes. Dede festonte dje 50-vjetorin e lindjes dhe fitorja ndaj Dinamos ia ka bërë më të bukur ditën.

-Ka kontestime nga ana e tifozëve ballshiotë ndaj gjykimit, sidomos në pjesën e dytë, për disa faulla ndaj Peraltës dhe Oforit.

-Ofori dëmtohet në një përplasjeje dhe detyrohet të lërë fushën.

-Në tribunën “VIP”, veç drejtuesve të dy skuadrave, ishte edhe Faruk Sejdini. Ish-trajneri i Dinamos e ndoqi ndeshjen në krah të presidencës mallakastriote, pasi ka drejtuar edhe Bylisin.

-Ishte ndeshja me më shumë spektatorë, rreth 1000. Klubi kishte vendosur për hyrje falas në tribunën ballore.

PANORAMASPORT.AL