Pikante Egnatia-Dinamo/ Silvinjo zgjedh Rrogozhinën, ja cili ishte fokusi i trajnerit të Kombëtares
– Kjo ishte ndeshja e dytë me drita për ekipin e Egnatias, pas asaj me Teutën pak ditë më parë. Në fakt, mbrëmë ishte edhe provimi i shijes së fitores së parë nën dritën e projektorëve në shtëpi.

– Në sfidën mes kryesuesve ishte një mysafir i rëndësishëm në tribunë. Bëhet fjalë për teknikun e Kombëtarës, Silvinjo, i cili e pa ndeshjen me ndihmësin e tij, Ervin Bulku. Fokusi i tij i veçantë ishte tek Naser Aliji, i cili është grumbulluar për sfidat e kuqezinjve. Mirëpo, në lupën e tij janë edhe të tjerë lojtarë që mund ta bindin për një ftesë në Kombëtare.
– Mesfushori Karamba Masanga nuk i ka bërë mirë llogaritë me këpucët. Brenda pak minutash pasi futet në fushë, i ndërron ato, sepse nuk po përshtatej dot me terrenin.
PANORAMASPORT.AL













