Përgatitjet e Vllaznisë për sfidën me Dinamon, shqetëson vetëm një lojtar titullar
Vllaznia u rikthye në fushën stërvitore dje, ku shkodranët kishin shijuar një ditë pushim të hënën. Ku pas ndeshjes me Bylis, të humbur në shifrat 1-0, trajneri Brdariç kishte vendosur të relaksonte ekipin e tij.

Në një periudhë ku intensiteti i ndeshjeve dhe kalendari bëhet akoma më i vështirë, ajo që u vu re tek kuqeblutë është se grupi ishte thuajse 100% i kompletuar. Me përjashtim të Qarrit, që vijon ende të jetë jashtë fushave.
E ndërsa vrapime individuale zhvilloi Milos Stojanoviç. Me mbrojtësin që mungoi ndaj Bylisit, por që pritet në fushë në duelin e kësaj fundjave përballë Dinamos. Pjesa tjetër e grupit ka qenë e plotë dhe seanca e parë stërvitore “anti Dinamo” është zhvilluar normalisht.
Ku kuqeblutë do kenë një mungesë të sigurt siç është Melos Bajrami, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj mallakastriotëve.
PANORAMASPORT.AL













