Patsatsia, “misteri” 100 mijësh i Tiranës që rrezikon stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2025 | 15:00

Patsatsia, “misteri” 100 mijësh i Tiranës që rrezikon stolin

Tsotne Patsatsia ka ardhur te Tirana me bujë. Është një nga futbollistët më të paguar të skuadrës, më saktë 100 mijë euro në vit, por ky investim, duket se nuk po i kthehet pas bardhebluve.patsatsiaTë paktën në fushën e lojës ai nuk ka qenë vendimtar. Në shtatë takime të luajtura, vetëm një ka qenë titullar për 90 minuta, një tjetër 86-të. Me ikjen e Miles situata ka ndryshuar, duke e ka parë veten në siklet, me lojën që e nis titullar, nga stoli, zëvendsohet. Nuk kanë munguar as polemikat me trajnerin Roberto Bordin. Shkurt, gjeorgjiani nuk është ai që pritej. Ndaj Teutës luajti vetëm një pjesë loje, duke mos treguar asgjë.

Një blerje e madhe, e cila ishte para këtë sezon që nuk ndez dhe kjo ka shqetësuar bardheblutë, që shpresonin shumë te performanca e lojtarit. Italiani e pëlqen lojën e tij, por nuk pranon mënyrën sesi ai mbron dhe mbulon fushën në fazën mbrojtëse. Lojtyari edhe dy golat i ka shënuar nga 11-metrat. Gjithsesi, gjendja duhet të monitorohet. Fakt është që lojtari nuk ka dhënë ndonjë shenjë të atij që mund të bëjë diferencën në fushën e lojës.

STATISTIKAT – Tsotne Patsatsia ka qenë një nga lojtarët më aktivë të Tiranës në këtë sezon të Superiores 2025- 2026. Deri tani, mesfushori gjeorgjian ka marrë pjesë në 7 ndeshje. Në transfertën e parë ndaj Bylisit (0–0), Patsatsia luajti 86 minuta si mesfushor ofensiv, duke ndihmuar skuadrën në qarkullimin e topit dhe mbajtjen e kontrollit në mesfushë. Më pas, në sfidën ndaj Vorës (3–1), ai luajti tërë ndeshjen si mesfushor qendror, duke kontribuar në ndërtimin e aksioneve dhe fitimin e tre pikëve të rëndësishme.

Në ndeshjet e tjera, Patsatsia ka luajtur 55 minuta ndaj Flamurtarit, 45 minuta ndaj Egnatias, por duke u futur nga stoli, 61 minuta ndaj Dinamo dhe 67 minuta ndaj Partizanit, ndërsa ndaj Teutës ishte në fushë 45 minutat e para. Roli i tij ka qenë kryesisht qendror, ku ka ndihmuar në organizimin e lojës dhe lidhjen mes mbrojtjes dhe sulmit. Edhe pse ka shënuar 2 gola në këtë sezon. Në total, mesfushori gjeorgjian ka luajtur mesatarisht 63 minuta për ndeshje, duke treguar rëndësinë e tij për strategjinë e Tiranës dhe duke u bërë një nga shtyllat në mesfushën e ekipit.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL