Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve në Europë, publikohen çmimet e biletave për ndeshjen e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2025 | 20:08

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve në Europë, publikohen çmimet e biletave për ndeshjen e kthimit

Partizani ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen me Kaljun. Sfida në “Arenën Kombëtare” do të luhet më 17 korrik ora 20:00.

Screenshot 2025-07-11 200750

Bileta më e lirë është në çmimin 400 lekë, pikërisht prapa porte. Biletat në tribunën përballë mund të blihen me 800 lekë.

Në sektorët e tribunave qëndrore mund të gjehet me 2000 ose 3000 lekë. Nga nesër biletat do të shiten fizikisht në stadiumin “Selman Stërmasi” në fashën orare 10:00-19:00.

Po ashtu është edhe mundësia për t’i blerë “online” nga sot. Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi me barazim 1-1 në Estoni.

PANORAMASPORT.AL