Partizani zyrtarizon axhendën, largohet nga “Arena e Demave”. Konfirmon stadiumin e ndeshjes që luhet nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2025 | 10:33

Partizani zyrtarizon axhendën, largohet nga “Arena e Demave”. Konfirmon stadiumin e ndeshjes që luhet nesër

Partizani – Besa do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, nesër prej orës 16:00. Partizani ka zyrtarizuar axhendën duke konfirmuar kështu se ndeshja me kavajasit nuk do të luhet në “Arena e Demave”.

partizani

Partizani i ka luajtur dy javët e para të Superiores në shtëpinë e tij. Ky test ndërkohë do i shërbejë kryeqytasve dhe Besës, ndërsa kampionatet janë pushim për shkak të kombëtareve.

Të kuqtë po përgatiten për ndeshjen me Vllazninë. Transferta e Shkodrës do të marrë jetë më 13 shtator, prej orës 19:00.

Screenshot 2025-09-05 103240

PANORAMASPORT.AL