“Partizani në rrezik të madh”, Renato Malota: E shikoj jashtë “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2025 | 23:52

“Partizani në rrezik të madh”, Renato Malota: E shikoj jashtë “Final 4”

Ish-mbrojtësi lezhjan Renato Malota, tashmë në rolin e drejtorit sportiv të Besëlidhjas, mendon se Partizani i këtij sezoni nuk është pretendent për titullin kampion. I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, Malota ndër të tjera deklaroi: 

bandicam 2025-09-21 23-46-07-267

“Partizani të them të drejtën më ka surprizuar për keq. Siç e dimë Partizani është një emër i madh. Por nuk e di, fatkeqësisht nuk e shikoj fare pretendent këtë vit për titullin kampion. Të them të drejtën e shikoj në rrezik të madh në qoftë se vazhdojnë me këtë ecuri, edhe për “Final 4”. E shikoj jashtë”, u shpreh 36-vjeçari.  

PANORAMASPORT.AL