Partizani konfirmon vendimin për Skukën, në ndeshjen me Besën vendos të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2025 | 15:37

Partizani konfirmon vendimin për Skukën, në ndeshjen me Besën vendos të…

Partizani do të zhvillojë në orën 16:00 ndeshje miqësore me Besën. Dueli do të luhet në stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”.skukaaaKjo është një mundësi e mirë për trajnerin Milinkoviç për të testuar lojtarët para se të rikthehet Superiorja.

Përsa i përket Xhuliano Skukës, klubi ka marrë masa ndaj tij për shkak të përplasjes që pati me Judah Garsian. Sulmuesi nuk do të mbajë shiritin e kapitenit dhe në vend të tij kapiteni do të jetë Qirko, në mungesë të Prekës që do të jetë kapiteni i parë në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL