VIDEO/ Skuka përplaset me shokun e ekipit, episod i paprecedentë te Partizani-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2025 | 23:55

VIDEO/ Skuka përplaset me shokun e ekipit, episod i paprecedentë te Partizani-Teuta

Partizani-Teuta ka regjistruar një rast të paprecedentë në ekipin e kuq. Portagonist është bërë kapiteni i ekipit Xhuliano Skuka. Ky i fundit u përplas fizikisht me Judah Garsian në një episod krejtësisht të pazakontë disa minuta para fundit të takimit.

skukaaa

Reagimi i Skukës ndaj Garsias solli irritimin e tifozëve me Skukën. Pjesa tjetër e lojtarëve qetësoi në fushë të dy futbollistët. Sulmuesi dibran u ndëshkua edhe me karton të verdhë nga gjyqtari në këtë episod.

Skuka dhe Garsia u aktivizuan në pjesën e dytë. Në fund rezultati ishte i bardhë 0 me 0.

SHIKONI VIDEON

PANORAMASPORT.AL