Partizani ka dy formacione gati për Europën, rreshtim klasik në Ligën e Konferencës kundër Kaljus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 19:28

Partizani ka dy formacione gati për Europën, rreshtim klasik në Ligën e Konferencës kundër Kaljus

Partizani do të përballet me Kaljun, më 10 korrik, ora 18:45. Llogaritë për turin e parë të Ligës së Konferencës tashmë janë bërë.partizaniPër ndeshjen në Estoni, Partizani nuk e ka gjithë grupin e gatshëm. Kanë qenë më tepër largime se afrime. Po ashtu edhe dëmtimet kanë pasur ndikimin e tyre, ndërsa Skënder Gega pritet të ketë 23 lojtarë në dispozicion, ku tre prej tyre janë portierë. Nisur nga situata aktuale, “Panorama Sport” ka ndërtuar dy formacione me rreshtimin klasik 4-3-3.

FORMACIONI- Partizani i dha në Ohër shenjat e para për formacionin titullar në Europë. Gega po tregon se i beson Mehmetit në mbrojtje, për shkak të teknikës së tij, ndërsa Sembene është zgjedhja që i shton agresivitetin mesfushës. Trajneri i Partizanit u ka dhënë besim afrimeve të merkatos së verës, për këtë lojtarë si Skuka dhe Martinez shikohen menjëherë titullarë. Në anën tjetër do të kenë peshën e tyre edhe lojtarët e afruar nga akademia. Tedi Malaj pritet të bëhet shpërthimi i Partizanit në këtë edicion, pasi e mbylli të kaluarin me gol dhe asist.

ZËVENDËSIMET- Kur bëhet fjalë për alternativat, Partizani duhet të eksperimentojë. Pavarësisht kësaj, mund të ndërtohet një bazë me lojtarë të uritur për të treguar veten. E sigurt në të tilla raste është se nga i gjithë ekipi jepet maksimumi. Asnjë nuk do të jetë i paprekshëm edhe pas fillimit të ndeshjes.

MESFUSHA- Një repart ka më pak alternativa se të tjerët. Bëhet fjalë për mesfushën. Për këtë eksperimentet janë të pritshme. Kote, Vata, Shanaj dhe Mehmeti janë lojtarët e vetëm, që pozicionin natyral e kanë në mesfushë. Dhe pse po ashtu Malaj është aktivizuar dhe bën mjaft mirë aty. Në anën tjetër ndodhet edhe Sembene, që tashmë mund të quhet zbulimi i Gegës për repartin e mesfushës. Sembene me shumë gjasa do të ketë fanellën e titullarit, për këtë vetëm duhet të shpërblejë besimin e Gegës. Të gjithë duhet të japin maksimumin e tyre. Duket se do të jetë ndeshje sakrifice. E sigurt është se ky Partizan nuk është formatuar plotësisht për këtë sezon. Versioni i parë do të shikohet të enjten.CZXVGEMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL