Partizani i bën nder para turneut të FIFA-s, sulmuesi i “demave” bashkohet me kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2026 | 17:14

Partizani i bën nder para turneut të FIFA-s, sulmuesi i “demave” bashkohet me kombëtaren

Vusal Isgandarli është zhvendosur në Azerbajxhan ku pas dy vitesh mori sërish ftesë nga kombëtarja. Sulmuesi i Partizanit do të marrë pjesë në turneun miqësor të FIFA-s, që Azerbajxhani pret me Sierra Leonone, Omanin dhe Saint Lucian.

kernaja isgandarli

Partizani i bëri nder sulmuesit të tij gjatë kësaj periudhe. Vetë trajneri Oltijon Kërnaja u shpreh që po e kursente në kampionat, edhe për arsye të kombëtares. Pa të në fushë, Partizani ka mposhtur Dinamon, më pas erdhi barazimi me Vorën dhe Teutën.

Njoftimi i Partizanit:

“Vusal Isgandarli pjesë e Kombëtares së Azerbajxhanit.

Vusal Isgandarli i bashkohet ekipit përfaqësues të Azerbajxhanit. Sulmuesi i kuq është grumbulluar për turneun miqësor të FIFA-s. Azerbajxhani do të jetë vendi mikpritës i turneut ndërkombëtar ku marrin pjesë gjithashtu edhe Sierra Leone, Omani dhe Saint Lucia. Ndeshjet do të luhen në datat 27 dhe 30 Mars.

Klubi i uron Vusal Isgandarlit një përfaqësim sa më pozitiv me ekipin kombëtar të Azerbajxhanit”.

Screenshot 2026-03-24 171303

PANORAMASPORT.AL