“Paraqitje e shkëlqyer”, presidenti Anxhaku: Kuqezinjtë u sulmuan me… aleanca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2025 | 20:35

“Paraqitje e shkëlqyer”, presidenti Anxhaku: Kuqezinjtë u sulmuan me… aleanca

Ndonëse objektivi i deklaruar para garës ishte fitorja, Skënder Anxhaku u shfaq i kënaqur me paraqitjen e Shqipërisë në Turin e Kosovës 2025. Në një prononcim për “Panorama Sport”, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit komentoi aktivitetin e zhvilluar për tri ditë në Kosovë, duke përmendur edhe disa aleanca nga ekipet, të cilat sipas tij ishin në dëm të Shqipërisë:

ANXHAKU

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin e arritur, pasi çiklistët tanë treguan formë të shkëlqyer në këtë aktivitet. Në etapën e tretë Valentino Kamberaj u shpall fitues, duke merituar edhe kupën. Të gjithë djemtë bënë një punë shumë të mirë dhe me këtë rast dua t’i falenderoj. Gjithashtu dua të falenderoj drejtorin teknik Artan Gjurgjaj dhe trajnerin Mejdin Melhani, për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë.

Bëmë një garë të shkëlqyer si ekip, duke zënë pozicionim mjaft të mirë, në një aktivitet me konkurrencë shumë të fortë. Më duhet të theksoj që skuadra jonë u luftua edhe nëpërmjet aleancave mes ekipeve të tjera në këtë garë, pasi rezultatet do të kishin qenë edhe më të mira. Megjithatë jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e bërë”.

PANORAMASPORT.AL